Situatat, dinamika dhe loja e BBV nuk ka përfshirë vetëm banorët, por edhe publikun që e ndjek dhe bashke me ta edhe personazhet publikë të cilët mendimet e tyre rreth formatit i ndajnë edhe me ndjekësit.
Kështu ka bërë edhe Dea Mishel, e cila vitin e shkuar ishte vet banore e shtëpisë dhe arriti të shkojë deri në finale.
Përmes një Instastory, Dea është pyetur nga një ndjekës se si e sheh Big-un këtë vit dhe duket se nuk i ka lënë një shije të mirë, kjo për shkak të gjuhës së dhunës dhe ‘urrejtjes’ që banorët kanë me njëri-tjetrin.