Në puntatën e fundit të “Goca dhe Gra” një deklaratë e Einxhel Shkirës ka ndezur rrjetin. Kjo deklaratë lidhej me pyetjen “pse gratë po presin më gjatë për të pasur fëmijë?”
Gjatë diskutimit, Einxhel tha: “Po i rrisim vajzat me idenë që ke kohë dhe ky feminizmi i tepruar që ke kohë, karriera…kur i thua vajzës vazhdo se ka kohë, shif karrierën, vjen një pikë që sado karrierë të ketë vajza ajo ora e vet biologjike që duhet ta themi me zë të lartë, që nuk e komandon dot as mjeku, as shkenca, as teknologjia, as ‘in vitro’, asgjë tjetër nuk bën dot diferencë nëse ti ke kaluar një moshë të caktuar dhe këtë duhet ta themi me gojë plot, me zë të lartë: Kush ka dëshirë të bëhet nënë, ka një ‘orë’ që bën tik-tak mbrapsht. Kur nuk ka mundësi (ekonomike) duhet të themi që nuk ka nevojë të jetë karroca, lodrat, veshjet më të shtrenjta, mjaftojnë gjërat bazike”, tha ndër të tjera Einxhel.
Lidhur me këtë deklaratë ka bërë një reagim të gjatë Neda Balluku, e cila e quan këtë si një mesazh të rrezikshëm dhe se karriera nuk është kërcënim e as pengesë për gruan që të bëhet nënë.
Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj e cila edhe në studion e “Goca dhe Gra” i doli Einxhel kundër, reagoi sërish në rrjete sociale duke shpërndarë reagimin e Nedës, ndërsa Egla Ceno i ka dalë në krah Einxhel teksa është pyetur lidhur me këtë në një “Ask me” dhe ka thënë: “Nuk kam ndjekur komentet, por mendoj që Einxhel nuk tha asgjë gabim. Ndoshta “këshilloi” edhe ata që nuk duan ta dëgjojnë ashtu. Ky nuk është gabim përderisa vjen edhe bazuar në eksperiencën e saj si grua.”
Sakaq pas gjithë reagimit në rrjet, ka reaguar sërish vet Einxhel përmes disa Instastory ku ka theksuar edhe një herë se ky është opinion personal dhe i mbështetur në statistika. Më pas, moderatorja ka treguar një intervistë të saj disa vite më parë (kur ende nuk ishte bërë nënë) në “Top Show”, ndërsa shprehet në intervistë se suksesi i vërtetë nuk qëndron te karriera, por edhe te familja ku thekson rëndësinë e kësaj të fundit dhe ajo që njihet si sukses për të është “shumatore” e gjithë shtyllave nga puna te familja.