Këngëtari Luiz Ejlli dhe gazetari Mentor Kikia janë përplasur virtualisht, pas një deklaratë të këtij të fundit, i cili e konsideroi ish-fituesin e BBV “një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike”
Mentor Kika reagoi në rrjet pasi lajmeve se këngëtarja Aurela Gaçe refuzoi të bënte një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin.
“Nuk po e mbaj dot me….. Me dilnin keto dite neper rrjet, poshte e lart dhe pa fund, lajme-leshi qe Aurela Gace refuzon Luizin për te kënduar së bashku.
Keto soj “lajmesh” jane lloqe mediatike per klikime, e di une kete, padyshim. Por si keni kurajen o bicim media te perballni nje kengtare, nje artiste, nje grua te madhe si Aurela me nje produkt televiziv pa asnje vlere artistike (njerezore se, di se nuk e njoh). Yt fare e keqe se po e dhi…. gazetarine deri ne themel”, shkroi Menton Kika.
Edhe pse më pas, gazetari e ka fshirë postimin, nuk ka kaluar pa i rënë në sy Luiz Ejllit, i cili menjëherë ka shpërthyer në Instagram përmes një postimi, ku shkruan:
“Të thuash, që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.
Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.
Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok! Legen je dhe pikë”
Më tej, Luizi ka vijuar me një Instastory, ku shkruan “Njeriu pas të 40-ave duhet të mbajë përgjegjësi për fytyrën që ka.” – krah një fotoje të gazetarit.
Për çudi, edhe pse tha që nuk do e fshinte postimin si Mentori, sërish Luizi e ka fshirë postimin e tij drejtuar gazetarit.