Ish partnerja e Mevlan Shabës, Livia Brunga, ka reaguar në rrjete sociale menjëherë pas surprizës për Mevlanin nga partnerja e tij, e cila i dha lajmin e ëmbël se do të bëhet baba.
Livia ka dhënë deklaratën shokuese në rrjete sociale, ku ka treguar se deri natën që është bërë pjesë e shtëpisë, Mevlani e ka kontaktuar duke i thënë se e donte, e madje i ka shkuar edhe në shtëpi, sipas asaj që thotë Livia.
Ajo gjithashtu e ka faktuar deklaratën e saj përmes një foto ku shfaqej Mevlani me të njëjtën veshje me të cilën ka hyrë në shtëpi, ndërsa kanë qenë duke folur së bashku.
“Unë sot shpëtova”, ka qenë shkrimi në Instastory që shoqëron deklaratën e saj.