Deklaratat e fitueses së BBV3 po bëjnë xhiron e rrjetit. Egla Ceno tha se në këtë BBV po luftonte për gruan dhe se kjo ishte kauza e saj. Jo vetëm kaq, por deklarata e saj e bujshme se është ngacmuar s*ksualisht nga gazetari Saimir Kodra vite më parë, shkaktoi një zhurmë mjaft të fortë në rrjet e madje u komentua se Egla do të ishte nismëtarja e lëvizjes “Me too” edhe në Shqipëri.
Por çfarë ka deklaruar Egla kohë më parë?
Në një intervistë në TAR me Eni Shehun pak kohë para së niste BBV3, Egla ka mohuar shumë deklarata të bëra në BBV.
Lidhur me këtë intervistë ka reaguar Balina Bodinaku e cila thotë: “Kjo intervistë është e turpshme në cdo fjalë. Rrallë kam ndeshur kaq shumë injorancë, paragjykim, stigmatizim dhe demaskim, në vetëm pak sekonda.”