“Ferma VIP” ka nisur tashmë transmetimin të premten që lamë pas dhe duket se formati më i ri ka nisur të ‘përqafohet’ në publik.
Mirëpo, bashkë me audiencën kanë nisur dhe aludimet e para. Pas fotos që doli të një karikuesi në fermë, nuk dihet nëse është karikues telefoni apo karikues cigaresh elektronike.
Por, një tjetër video po qarkullon në rrjet që është pikërisht pas përfundimit të “Prime”-t të djeshëm, ku shfaqet një nga konkurentët teksa duket sikur mban në dorë një telefon.