Adrola Dushi ka qenë sot e ftuar për një intervistë në “Pardon My French” në Top Albania Radio, për të ndarë më shumë detaje sa i përket jetës dhe karrierës së saj.
Ndër të tjera, modelja është pyetur “me stil” nga Jonida Aliçkolli edhe lidhur me reperin, ndërsa ajo vet nuk ka hezituar të shprehë edhe një herë gjithë vlerësimin për Capitalin.
Mirëpo, ndër të tjera Adrola e ka konfirmuar edhe vet (indirekt) lidhjen e shumëpërfolur me Capitalin, ose Trimin, siç ajo e quan (që është dhe emri i vërtetë i këngëtarit.
Pjesë nga biseda mes Adrolës dhe gazetarëve Eno Popi dhe Jonida Aliçkolli:
Jonida: Duke marrë parasysh edhe komentuesit në rrjetet sociale shumica prej tyre edhe në video-t edit që postohen duan që t’i shohin bashkë por nga Adrola çfarë kemi për këto komente?
Eno : Jonida, shko drejt, është gocë trime disa gjëra i tha, i pëlqen një trim, ty të pëlqen një trim, ti je në krahë me një trim
Adrola : Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë (qesh)
Jonida : Ne na bëhet shumë qejfi për këtë. Ti e ke shijuar edhe koncertin e tij dhe e suporton në karrierën e tij gjithashtu edhe ai në tënden sepse në çdo pjesë ku je imazh të suporton në rrjetet sociale.
Adrola : Realisht nëse do të flasim për koncertin, mund të flas pafund. Nuk ka asgjë që nuk më ka pëlqyer por thjesht do të doja të vazhdonte më gjatë.
Pra, deshi s’deshi, Adrola sapo e konfirmoi romancën me Capital T!