I ftuar sot në “Fan Club” ka qenë At Nikolla, i cili tashmë është një fans i deklaruar i Romeo Veshaj.
Përpos mbështetjes së tij për Romeon, At Nikolla nuk nguroi të ‘ironizonte’ Roza Latin, teksa komentoi lojën dhe veprimet e saj në shtëpi.
“Roza si mace aty, mjau-mjau. Nuk bëhet dot kundërshtare e Romeos. Nga gjithë ky debat unë kuptoj që Roza përveçse të bërtasi, të qajë, e të bëjë drama për qenin e mace, nuk di të bëjë gjë tjetër.”
Pas komentit të At Nikollës, Ronaldo ka ‘shpërthyer’ në të qeshura, teksa e ironizoi Rozën, duke nënkuptuar se po bën lojën e Einxhel, nisur nga debatet e vazhdueshme me Romeon, që kanë nisur në ditët e para nga fakti që Romeo e ka hequr Rozën nga ndjekësit në Instagram.
“Einxhel shkoi në finale se i kërkoi rrogën Donaldit, nuk shkoi se i kërkoi pse e hoqi nga Instagrami” – u shpreh me ironi Sharka.