Alketa Vejsiu doli pak ditë më parë në kopertinën e revistës Forbes të Britanisë së Madhe! Por ajo që vihet re, është se moderatorja ka veshur të njëjtat xhinse që ka patur Luana Vjollca në hapje të “Love Island”.
Vetëm se Alketa ka zgjedhur ti kombinojë me një këmishë oversize, ndërsa Luana sigurisht që në mënyrë pak më ektravagante me këtë një bust me temina dhe kjo nuk është aspak hera e parë që moderatoret bëjnë “xing” me veshjen, ndërsa ky është ai që bie më së shumti në sy, pasi xhinse të tilla deri më tani, vetëm Luanës ia kishim parë veshur.
Kujtojmë se vitin e kaluar kur Luana nisi punën në TvKlan, Alketa Vejsiu bëri komentin e parë jo fort dashamirës për kolegen e re, që sapo i ishte bashkuar logos së re televizive.
“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”. Dhe kaq u desh që deklarata e saj orët e fundit të bëjë xhiron e rrjetit. Ndërsa Luana nuk iu përgjigj kurrë deklaratave të Alketës, duke vijuar punën me programet e saj.