‘Çapaçul’ ishte fjala që Luizi tha në ‘Big Brother Vip’ që më vonë u bë virale por nga ana tjetër edhe u keqinterpretua nga banorët me të cilët ai konkurronte.
Megjithatë sot me sa duket Luizi ka gjetur diçka shumë interesante, dhe ka vendosur t’ua përplasë ‘në fytyrë’ të vërtetën e kësaj fjale të gjithë atyre që e ‘kryqëzuan’.
Në një postim në Instastory, Luizi ka publikuar një pjesë nga ‘Gjuha Shqipe’ e klasës së dytë, ku është përmendur fjala çapaçul, e sipër saj shkruan: ‘Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe’.