Einxhel Shkira është e njohur për deklaratat se saj të forta, si dhe mendimin e lirë e “pa filtra”. Einxhel u njoh më shumë nga publiku shqiptar në rrugëtimin e saj në BBV1, dhe duket se kjo natyrë kaq e lirshme e Einxhel, publikut i pëlqeu shumë duke e kthyer atë në një nga personazhet publikë më të pëlqyer.
Por ka disa kohë që Einxhel nuk bën më reagime në publik si më parë lidhur me tematika të ndryshme sociale dhe probleme të shoqërisë ku jetojmë dhe duket se kjo gjë i ka munguar fansave të saj.
Në një video të postuar nga Einxhel ajo shprehet ndër të tjera se: “ Më ka shkruajtur dikush që ti dikur trajtoje tema shumë të forta dhe bëje debate shumë të forta, kurse tani flet vetëm për lavatriçe e rroba. Kjo ka ndodhur me dashje se kam vënë re se 99,9% e njerëzve publik as që nuk i intereson fare të flasin për këto gjëra, dhe ju sërish i doni dhe i përkrahni. Kurse unë ndërkohë shkatërroja nervat e mia harxhoja kohën time për tju ndiçuar pak dhe pastaj haja të shara. Pse duhet t’a bëj unë këtë?!”
Video e plotë e Einxhel:
Si mendoni, a ka të drejtë Einxhel Shkira?