Ju kujtohet premtimi publik i Arbana Osmanit para disa ditësh, të cilin nuk e mbajti?! Nëse jo, po ua kujtojmë ne.
Gjatë pushimeve të fundit në Itali, me mikeshën e saj Xhemi Shehun, Arbana bëri një premtim publik që do të niste palestrën të nesërmen pas pushimeve, ndryshe askush të mos i fliste më me gojë.
Sigurisht, këtë premtim Arbana Osmani nuk e mbajti, pasi Xhemi na informoi me një foto nga palestra që Arbana nuk kishte shkuar.
Epo, me sa duket Arbana ka refletuar pak më shumë dhe ka vendosur të mbajë premtimin e saj, edhe pse një javë me vonesë. Kështu, kjo e mërkurë e gjeti Arbanën në palestër.
Me një postim të shpërndarë në Instastory, ku duket Arbana në palestër, moderatorja shkruan “E pabesueshmja ndodhi!”
Dikush te njoftojë Xhemin, pasi Arbana si përfundim e mbajti premtimin – tha të mërkurën dhe të mërkurën e nisi, dhe pse një javë me vonesë!! 😉