Një nga “përplasjet” e ditëve të fundit që tërhoqi vëmendjen e mediave rozë ishte ajo mes Anila Kalleshit dhe Diola Dostit, edhe pse nuk ishte e drejtpërdrejtë, por lehtësisht e kuptushme që nutricionistet ishin kundër njëra-tjetës, në mendime shkencore dhe jo vetëm. Për herë të parë, Diola ka folur sot në lidhje me “beef”-in më të shëndetshëm ndonjëherë, e ftuar në një lidhje telefonike në “Pardon My French”, me Jonida Alickollin dhe Elona Duron, teksa fillimisht u pyet për deklaratën që ishte zanafilla e gjithckaje.
Për ju që nuk e dini, Diola në një deklaratë të sajën tha se personat që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit, gjë që u komentua me ironi nga Kalleshi, ndërkohë që e pyetur nga Jonida nëse ka bazë shkencore këshilla që dha, ish-banorja e “BBVIP” u përgjigj:
“Po, atëherë fillimisht deklarata e dhënë është interpretuar në mënyrë të gabuar pra është bërë shpifje në lidhje me deklaratën time. Unë nuk kam thënë që personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake duhet të hanë një, dy, tre, katër por kam thënë që shkaku kryesor është mungesa e acideve yndyrore dhe acidet yndyrore të shëndetshme mund t’i gjeni në një, dy, tre, katër ushqime plus kur kam përmendur dhjamin kam thënë me sasi të moderuar. E dyta përsa i përket a ka fakte shkencore që duhet të hanë ushqimet me yndyrë, po moj zemër në prill të 2023 Harvard Medical School nxjerr dhe thotë që pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake duhet të hanë një dietë e cila ka bazë të yndyrës pra nuk duhet të marrësh dietë ‘low fat’, me yndyrë të zvogëluar. Pra ata njerëz të cilët dhe profesionistë, të cilët njihen dhe përditësohen me të dhënat e fundit patjetër që e dinë këtë gjë. Kështu që këto nuk janë gjëra që unë i shpik.”
Elona më pas e ka pyetur Diolën se pse Anila ka reaguar në atë mënyrë, gjë së cilës nutricionisja i është përgjigjur:
“Duhet të pyesni atë, mua më vjen shumë keq sepse në asnjë moment, pavarësisht se as unë nuk kam qenë dakord me një dietologe që nuk di të bëjë diferencën midis intolerancës ushqimore dhe alergjisë, por nuk kam reaguar asnjëherë sepse unë nuk jam një grua që shaj gruan. Unë jam një grua që e mbroj gruan dhe gruaja më e bukur në botë është ajo që e mbron dhe e suporton gruan tjetër pavarësisht gjërave të tjera. Kështu që më vjen keq nuk dua të flas për këtë fare me thënë të drejtën. Thjesht unë kam një bagazh akademik dhe kushdo që të jetë kurdo që të jetë unë jam gati që ti them ja ku i ke studimet shkencore. Por në anën tjetër ka një të drejtë sepse nutricioni është në përpunim e sipër, ka pro ka edhe kundra. Ashtu sikurse edhe në fushën e mjekësisë, në çdo fushë në fakt kur bëhet fjalë për shkencë ka pro dhe kundra. Varet kujt i referohesh ti. Ka të dhëna sa të duash kontradiktore por kjo nuk do të thotë që ty të jep të drejtën që të marrësh flamurin dhe të thuash kjo është gjë absolute.”
Nëse kanë kontaktuar me njëra-tjetrën pas përlasjes virtuale, që solli edhe reagimin e publikut, Diola zbuloi:
“Jo, ne nuk na ka lidhur asnjëherë asgjë. Ajo që mund të them është që kur kam qenë normalisht më e vogël e ndiqja nëpër show televiziv dhe me thënë të drejtën frymëzohesha dhe më pëlqente. Për mua ka qenë një model, burim frymëzimi ia dëgjoja me vëmendje të gjitha intervistat dhe kur pashë këtë deklaratë ishte gjëja më e shëmtuar.”
Ndërkohë, në këtë bisedë pati edhe një reflektim nga ana e Dostit, e cila në lidhje me reagimin e saj, ku përmendi edhe peshën e Anilës, tha:
“Më kujtohet një shprehje që përdorin familjarët tanë “Edhe mua nuk më ka bërë lopa”. Në momentin që unë prekem dhe të cënohet identiteti im, profesioni im patjetër që edhe unë do të reagoj. Por nuk pendohem për këtë reagim.”