Diola Dosti së fundmi ka treguar se ka fituar doktoraturën si nutricioniste. Me këtë rast ajo ka organizuar një festë mes miqsh, ku padyshim të ftuarit kryesorë ishin 3 vajzat dhe partneri i saj Erolld Belegu.
Gjatë festës ajo ka publikuar një video ku shfaqet biznesmeni kosovar me vajzën e saj të vogël.
“Dashuritë e mia”, shkruan nutricionistja.
Nga kjo story e Diolës shohim se vajzat gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me partnerin e ri të nënës së tyre.