Nutricionistja Diola Dosti i është bashkuar për pak kohë eksperiencës së BBV. Ndonëse nuk qëndroi për shumë gjatë, ajo arriti të jetë mjaft e komentuar në publik si dhe të krijojë marrëdhënie shumë të mira me shumicën e banorëve, si dhe me opinionistët, veçanërisht Zhaklin Lekatarin, ndaj të cilës ka shprehur përherë mendim pozitiv, ndryshe nga një pjesë e mirë e banorëve.
Gjithashtu, Diola nuk ngurron t’a suportojë në asnjë moment ish-opinionisten. Së fundmi, në një postim të Zhaklinës lidhur me kukullën Barbie dhe patriarkatin, Diola i ka dërguar një mesazh, në të cilin shkruhet:
“Këtë punë që bën ti, të të themi heroinë të shoqërisë shqiptare, është pak! Edukimi është më i fuqishëm se mjekimi, thotë Dr.Helena Popovic! Vazhdo kështu! ❤️ “ – mesazh të cilin Zhaklin Lekatari ka vendosur t’a ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.
Kujtojmë se në debatin virtual që pati aktori Gent Hazizi me Zhaklin Lekatarin, lidhur me debatin që kjo e fundit kishte pasur me Kiarën, tezen e Kiarës dhe burrin e tezes së saj ku Zhaklina pretendoi se e kishin kërcënuar – kërcënime të cilat Genti asokohe i mohoi të kishin ndodhur, Diola Dosti i doli në mbrojtje Zhaklinës duke treguar publikisht se kishte pasur kërcënime nga ana e familjarëve të moderatores.