Seksi dhe të folurit për seksin sa vjen e më pak ‘tabu’ bëhet në vendin tonë, e kjo për fat të mirë, pasi tashmë njerëzit sa vjen edhe bëhen më të hapur të shprehin atë që ju pëlqen. Si një pjesë shumë e rëndësishme e një marrëdhënieje në çift, ekuacioni bëhet më i thjeshtuar. Njerëzit flasin dhe komunikojnë më hapur lidhur me seksin – komunikojnë me partnerët se çfarë i pëlqen secilës palë – seksi kthehet në një eksperiencë që shijohet nga të dyja palët – njerëz të lumtur – marrëdhënie të shëndetshme!!
Lidhur me këtë, duam të zbulojmë se çfarë e bën një grua të paharrueshme në shtrat, parë nga syte e meshkujve, të cilët i janë përgjigjur një pyestësori.
Në një diskutim në Reddit (aplikacion ku përdoruesit flasin mbi tema të ndryshme dhe shprehin mendimet e tyre) lidhur me këtë temë, që më pas u kthye në një studim, shumica e grave u shprehën se përgjigjja e kësaj pyetjeje nga meshkujt do të ishte unanime “seksi oral” – por nuk ndodhi kështu.
Ndryshe nga çfarë pritej, meshkujt thanë përgjigje krejt ndryshe për arsyet që e bënin një grua të paharrueshme në shtrat, të cilat janë të përmbledhura si më poshtë:
1. Entuziazmi
2. Kimia në çift
3. Kur rënkon dhe flet pistë
4. Kur është mendjehapur
5. Kreativiteti
6. Kur ndihet rehat me lëkurën dhe trupin e saj
7. Kur nuk gjykon
8. Kur tregon se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo
9. Kur e nis e para aktin seksual
10. Kur shpreh dëshirën për të bërë dush me partnerin
Pra, e parë edhe nga sytë e një mashkulli, ajo që pritet është që të komunikoni me partnerin dhe të flisni për gjërat që ju pëlqen. Kjo do t’iu çojë drejt një eksperience të paharrueshme për të dy.