Data 22 nëntor shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe për herë të parë këtë vit është shpallur festë zyrtare e Shqipërisë.
Shqiptarët e quajnë nëntorin si muajin e tyre, me festat e datave 28 dhe 29 kur është shpallur pavarësia dhe çlirimi i vendit.
Mirëpo, historia e zyrtarizimit të shtetit shqiptar nis që më 22 nëntor të vitit 1908, ku Kongresi i Manastirit standardizoi alfabetin e gjuhës shqipe, që sot përkujtohet si dita e alfabetit.
Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.
Ditën e sotme pritet të publikohet drafti i fjalorit të madh të gjuhës shqipe. Fjalori do të mund të gjendet online dhe më pas do të printohet në fillim të vitit 2025.
Fjalori do të ketë rreth 120 mijë fjalë dhe do të bëhet i katërti fjalor i madh i gjuhës Shqipe.