Romeo Veshaj është një nga personazhet më të komentuar të momentit, kjo pasi flitet se do të bëhet pjesë e BBV3.
Por, ndërkohë që këto lajme qarkullojnë për aktorin dhe moderatorin, ai ka disa projekte të tjerat me të cilat po punon.
Projekti në fjalë është “Tenxherja Kapakun”, ku do të jetë protagonist krah Elvana Gjatës dhe duket se më në fund xhirimet kanë përfunduar.
Këtë e ka lajmëruar vet aktori duke postuar një Instastory, ku shkruhet “Dita e fundit. Plani i fundit”.
Epo, duket se dhe seriali më i ri me Romeon dhe Elvanën do të vijë shumë shpejt për publikun.