Pas gjithë zhurmës që bëri dje debati virtual mes Luizit, Kiarës dhe Ronaldos për shkak të deklaratës së Ronaldos lidhur me moderimin e “Kepit të Vipave”, ky i fundit bëri një tjetër deklaratë në Instagramin e tij, ku shfaqej shumë i prekur lidhur me reagime e Luizit.
Sipas Ronaldos, çifti ishte mosmirënjohës që mbështetjen e pakushtëzuar të tij, ia kishin marrë për dobësi – gjë që Ronaldon e kishte prekur shumë.
Pas ngacmimeve të fundit mes tyre, ku Luizi postoi një foto të vetën me një emoji fluture (siç quan Ronaldon) dhe me këngën e Capital T, “U bo vonë”, as Ronaldo nuk ia la pa kthyer me këngën e Eugent Bushpepës “Maska e madhështisë” , dedikuar Luizit ku e quan skllav të lavdisë që lufton për para e pushtet, por egoist. (sipas këngës)
E ndërsa Luizi e la me kaq dhe nuk vazhdoi me lojën e Instastory, duket se Ronaldos nuk i del inati, pasi dhe ditën e sotme ai ka vazhduar me të njëjtën lojë , ndonëse ende nuk ka marrë një përgjigje.
Kështu, Ronaldo ka vazhduar me historinë e 5 mijë euro, të cilën në deklaratën e tij e tregoi si diçka që nuk duhej kujtuar. Me anë të një fotoje të në skeleti, Ronaldo sërish ka vendosur lokacionin në Korçë, ku Luizi ndodhet aktualisht, për të ironizuar mbi faktin që ende nuk e ka marrë shumën e premtuar.
Më pas gazetari ka postuar një video të shkëputur nga BBV, ku gjatë një bisede me Kiarën dhe Luizin, ky i fundit e pyet për marrëdhënien e tij jashtë dhe i thotë se 1vit është shumë pak për të thënë që është i dashuruar, ndërsa Ronaldo ia kthen që ai vet me Kiarën ka vetëm dy muaj.
Me sa duket, Ronaldo Sharka ka vendosur të mos ndalet me ironinë e tij. Epo, të paktën shpresojmë që kjo t’a ndihmojë të mos preket aq shumë në deklaratën e radhës, nëse do të ketë një të tillë. 🙂