Me fillimin e “Ferma VIP”, konkurentët pjesëmarrës të tij, u evidentuan në rrjet për qytetarinë, sjelljen e mirë dhe energjinë pozitive që po jepnin.
Mirëpo, me sa duket kjo nuk zgjati shumë pasi debatet kanë ‘shpërthyer’ edhe në reality-show më të ri. Së fundmi, një prej fermereve i ka goditur me shishe Elsën.
Nga ana tjetër ka vazhduar edhe një debat mes aktorit Albano Bogdo dhe influenceres Ditea Berisha, motra e ish-banores së BBV1 Sarah Berisha.
Gjatë debatit mes tyre, Ditea është bezdisur nga Albano ku me zë të ulët e ka quajtur ‘çarës k*ri’, ndërsa video në rrjet është bërë virale.