Bleona Qereti i ka thënë ‘PO’ ftesës së ‘Big Brother Vip 3’. Këngëtarja i është shtuar listës së personazheve që do të marrin pjesë në edicionin e tretë të formatit që pritet të nisë së shpejti.
Prej kohësh, Bleona ka qenë larg vëmendjes së mediave në Shqipëri, ndërsa duket se po tenton sërish famën në vendlindje duke marrë pjesë në formatin e famshëm si konkurrente.
Lajmi është bërë me dije nga “Panorama”, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Bleona, e cila aktualisht jeton në Amerikë.
Ndërkohë, personazhet e tjerë që përflitet se do të marrin pjesë në ‘BBV3’ janë: Fation Kuqari, Cubi Metkaj, Albi Nako. La Fazani, Bardhi, Graciano Tagani, Ksenja Shoshaj etj.