Një nga pyetjet më të shpeshta për Olta Gixharin kohët e fundit gjatë dhe pas shtatzënisë, ka qenë lidhur me emrin e djalit të saj të dytë.
Aktorja tregoi më herët përmes një Instastory se nuk e ka treguar emrin pasi është supersticioze.
Sot, një muaj pas lindjes së djalit Olta ka vendosur ta tregojë emrin e bebushit të saj, përmes një “photoshooting” teksa e ushqen, foto të cilat i ka postuar në Instagram.
“Zeo 1 muaj” – shkruan ajo duke zbuluar kështu edhe emrin e djalit të saj.