Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është prej dy vitesh është në një lidhje me Adis Patushin, i cili i propozoi për martesë në DWTS2 si dhe janë prindër të një djali të quajtur Theo Mal.
Shpesh në daljet e saj publike Fifi flet për marrdhënien e tyre.
Në një intervistë për Prive është pyetur për raportin e saj me ish-partneren e Adisit, bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi.
Fifi është shprehur: “Kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithckaje që na përfaqëson. Është një super gocë, është fantastike edhe si nënë, edhe si femër. Është një nënë shumë e denjë dhe pse jo do i kisha marrë këshilla për çunin.”