Tashmë që vera është duke përfunduar, sezoni i ri telviziv është gati për të (ri)nisur, e bashkë me të edhe programet që do na shoqërojnë deri në përfundim të sezonit.
Një ndër programet më të ndjekur për publikun është edhe emisioni “Për’puthen”. Teksa audicionet janë hapur dhe shumë shpejt emisioni do të nisë transmetimin, këtë vit kurioziteti më shumë se te konkurentët, është te moderatorët dhe opinionistët tani që Bora Zemani dhe Arian Konomi nuk janë më pjesë e programit.
E sigurisht pyetjeve lidhur me programin, nuk i ka shpëtuar as Krist Dragot. Ndjekësi e ka pyetur Kristin nëse do e shohim në “Për’puthen” apo diku tjetër. Përgjigjja e Kristit?! Si gjithmonë ‘mister’.
Ai është përgjigjur vetëm me një emoji që mendohet, duke mos treguar më shumë për këtë, e duke ngritur kështu dyshime nëse do e shohim në “Për’puthen” si opinionist.
Kujtojmë se Kristi përflitet dhe se mund të jetë opinionist i BBV3, duke zëvendësuar Arbër Hajdarin. Nga ana tjetër sa i përket “Për’puthen”, Efi dhe Kiara janë dy emrat që po përfliten se mund të zëvendësojnë Borën, ndërsa Ronaldo Sharka është i vetmi i konfirmuar për programin, ndonëse ende nuk është zbuluar roli i tij, si opinionist apo si moderator.