Nëse do të jetonte, sot Dritan Hoxha do të festonte 55-vjetorin e lindjes. Këtë ditë e ka përkujtuar në një story në Instagram vajza e tij, Sara Hoxha e cila ka ndarë një postim të Digitalb.
Nga ana tjetër, edhe Arbana Osmani ka një dedikim për të ndjerin. Përmes një Instastory, me një foto të Dritan Hoxhës, ajo shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen Tani, dhe faleminderit për frymëzimin që vazhdon të më japësh edhe nga atje lart.”
Lori Hoxha ka vendosur të postojë disa pamje nga festa e djeshme e “Top-Channel”, në të cilën festohet për televizionin në datën e ditëlindjes së themeluesit.
Petrina Gorica, një nga autoret e shumë prej spektakleve kryesore të “Top-Channel”, gjithashtu ka shkruar një dedikim për të.
“Ëndrra vazhdon”.. dëgjoja të thuhej sa herë që Top Media festonte. Në vitet e para të punës nuk e kuptoja realisht domethënien e vërtetë të kësaj shprehje, por me kohen kam kuptuar që puna në TV është totalisht e ngjashme me një ëndërr; ku papritmas ti je aty, pjesë e shumë ngjarjeve që marrin rrjedhë, ndonjëherë jo të gjitha arrin t’i kuptosh e zbërthesh në kohë, por ti vazhdon pa u zgjuar. Herë pas here ke suksese të mëdha, momente të lumtura, por ndonjëherë ndihesh edhe e pasigurtë, megjithatë sërish nuk do të zgjohesh sepse je aq e përfshirë sa kërkon të gjesh dhe zgjidhjen para se të humbësh githë fillin. Në këtë ëndërr të madhe takon shumë njerëz, shumë janë kalimtar e të tjerë mbeten përgjithmonë, sepse t’i dallon qartë cilët janë ëndërrimtar ashtu si ti.Unë nuk e kam njohur Tanin e Topit; ashtu siç dëgjoj t’a quajnë kolegët e mi, por jam e lumtur që në një pikë të jetës iu bashkova ëndrrës së tij, ëndërr nga e cila nuk dua të zgjohem.”