Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BBV4 Fan Club” që këtë edicion i është besuar Heidi Bacit, një ish-banore e këtij formati tashmë.
Ndërsa moderatorja Enxhi Nasufi që e ka pasur njëherë këtë eksperiencë i ka dhënë asaj live një këshillë.
“Ta marri me qetësi. Ka gjurlludi. Ka gjëra që ndodhin. Duhet të qëndrojë vetja e të mos impostohet”– thotë Enxhi.
“BBV Fan Club” transmetohet çdo të dielë rreth mesditës, ndërsa është moderuar më herët nga Dojna Mema (BBV1 Fan Club), Megi Pojani (BBV2 Fan Club) dhe Enxhi Nasufi (BBV3 Fan Club).