Një kanadez me origjinë nga New Brunswick është vënë në pranga për shkak se ka kërcënuar me jetë Lana Del Rey para koncertit të saj në Festivalin e Québec. Dennis Mallett, 40 vjeç, “kërcënoi me vetëdije se do t’i shkaktonte vdekje ose lëndim trupor” këngëtares midis 1 janarit 2022 dhe 6 korrikut 2023 në Quebec, sipas aktakuzës. Mallett doli në gjykatë të premten e kaluar dhe u la në paraburgim. Mirëpo, ai pritet të bëjë një paraqitje tjetër brenda javës, për një vendim tjetër gjykate.
Del Rey u shfaq në Festivalin d’été de Québec siç ishte planifikuar të shtunën, koncerti i saj i parë në Amerikën e Veriut në katër vjet. Muajin e ardhshëm ajo do të performojë në Lollapalooza në Çikago dhe Outside Lands në San Francisko.