Krist Aliaj është një ish-banorët më të komentuar të BBV2. Sot pjesë e programit “E diell”, Kristi përpos ndjekësve që e duan, ka edhe shumë tjerë të cilët e komentojnë negativisht, nuk e duan si personazh, e ‘urrejnë’, e madje disa prej tyre e kanë kërcënuar edhe me jetë.
Nëse ndalemi te kërcënimet me jetë kundrejt Kristit, nuk është hera e parë që i ndodh diçka e tillë, që pas përfundimit të BBV. Rasti i fundit lidhet me ngjarjen e transmetuar në emisionin “Stop” në “RTV Klan”, ku qentë e rrugës së Bashkisë Krujë ishin vrarë e mbledhur për t’u hedhur diku.
Një ndjekës, ia ka nisur këtë postim Kristit, teksa i shkruan “kështu do të vrasin edhe ty, do të ngatërrojnë për qen.”
Këtij mesazhi, Kristi i është përgjigjur publikisht me anë të një story në Instagram, ku shkruan:
“Ka mënyra më të mira për të demotivuar njerëzit – kërcënimet me vdekje janë thjesht një përpjekje e dëshpëruar për vëmendje. Me respekt, tullaci juaj”