“Mirëmbrëma Yje” është programi që rikthen për publikun Arbana Osmanin.
Kësaj here jo në ekranin e madh të televizionit. Moderatorja do të vijë me një produksion totalisht të sajin, që do të transmetohet në kanalin e saj në YouTube.
Vetë moderatorja ka lë një shënim në faqen kryesore ku njeh publikun me programin e saj të ri.
“Mirëmbrëma yje” është një cikël emisionesh i konceptuar dhe drejtuar nga Arbana Osmani. Programi xhirohet në Bogë (Malësi e madhe) në shtëpinë e Arbanës. Ajo mirëpret në shtëpi disa nga personazhet më në zë të artit, show biz, sportit apo biznesit dhe i fton të gatuajnë bashkë, të rrëfehen, të luajnë, diskutojnë, këndojnë apo kërcejnë.
Kujtojmë se deri tani janë zbuluar disa nga të ftuarit e Arbanës si Alketa Vejsiu, Xhemi Shehu, Ledri Vula, Alban Skënderaj, Tayna etj.