Dojna Mema feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 32 vjeç. Moderatorja ka vendosur ta kalojë ditëlindjen me partnerin e saj, Vlashent Sata, dhe djalin e tyre.
Të tre së bashku ata kanë udhëtuar drejt Italisë, ku nuk kanë munguar as fotot nga moderatorja.
Ndërsa ka shpërndarë disa foto nga udhëtimi i tyre dhe ditëlindja e saj, Dojna shkruan: “Ky ishte viti i parë kur nuk kërkova asgjë, por thjesht falenderova Zotin për bekimet që më ka dhënë në jetë. Mbani shpirtin plot”
Dojna Mema ka qenë kryefjalë e mediave javën e fundit, pas intervistës së saj në “Oxygen”. Moderatorja u “përball” me mjaft kundërshti dhe kritika të ashpra nga personazhe publikë e jo vetëm për deklaratat e saj lidhur me TV, rrjetet sociale dhe vërtetësinë e tyre.