Intervista e moderatores Dojna Mema në emisionin “Oxygen” të gazetarit Besim Dina dhe deklaratat e saj kanë shkaktuar jo pak reagim në rrjet, duke u bërë kryefjalë e këtyre ditëve të fundit.
E para ka qenë modelja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Rike Roci, ajo që ka reaguar përmes një komenti , të cilin e fshiu më pas.
Pas saj ka qenë blogerja Fjorda Llukmani e disa gazetarë që kanë reaguar për këtë deklaratë në llogaritë e tyre personale në Instagram, e së fundmi këngëtarja Enca.
Gjithë këtyre komenteve, moderatorja Dojna Mema, i është përgjigjur me një video të postuar në Instastory, ku shprehet me ironi se këto personazhe kanë reaguar për pak vëmendje, dhe kanë nxjerrë nga konteksti foto e video.
Nga ana tjetër, ajo shprehet se ka nisur karrierën në TV në moshën 21vjeçare dhe çdo gjë e saj është publike.