Rezarti dhe Besforti janë përjashtuar përmes një zarfi të zi mbrëmjen që lamë pas të spektaklit të BBVK. Padyshim që Rezi ishte një nga lojtarët më të komentuar të këtij edicioni, ndonëse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë kohë.
Menjëherë pas përjashtimit, Rezarti nuk i ka ndalur reagimet në Instagram.
Së pari, ai ka falenderuar gjithë publikun që e ka ndjekur përgjatë këtyre ditëve e po ashtu edhe personazhet publikë që e kanë mbështetur, nga Luana Vjollca te Olsi Bylyku.
“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë. Ju kam parë në Instagram sapo dola. Ju dua të gjithëve.”-thotë Rezi.
Më tej Rezarti, ka publikuar disa nga mesazhet e ndjekësve të spektaklit që e kanë përkrahur ish banorin, duke treguar kështu gjithë mbështetjen që gëzonte në publik, teksa shkruan: “Parja kur hyn në mes, nuk njeh drejtësi të dashurit e mi! Faleminderit për suportin!”
Nga ana tjetër, Rezarti ka shpërndarë edhe një veprim të njëjtë në BBVK1 teksa Stresi gjuan në të pasme Julianën, veprim i njëjtë për të cilin Rezi u përjashtua, ndërsa ironizon vendimin e “Vëllait të Madh” ku shkruhet:
“Po të kishte përdorur Rezarti fjalën magjike “motër më fal” do ishte si Stresi fitues. I leni pallavrat se nuk hamë bar.”