Mbaroi këtu – Donald Veshaj i thotë “mirupafshim” kaçurrelave dhe iu kthye Donaldit të vjetër.
Prej kohësh, Donaldin e kemi parë me një stil ndryshe flokësh, e duket se ky stil ka qenë për t’iu përshtatur personazhit të tij në filmin “5 herë jo”, Gjergjit.
Epo, tani që xhirimet përfunduan, Donaldi iu kthye sërish “vetes” së tij, ndërsa ka ndarë në Instastory një “para/pas look”.
“Më kishte marrë malli për veten” – thotë Donaldi. Po juve si ju duket më bukur, si Gjergji apo si Donaldi?