Einxhel Shkira është një personazh shumë i njohur e ekranit shqiptar, e cila është shquar gjithmonë si një njeri pa filtra dhe që mendimin e saj e thotë shumë hapur.
Einxhel mori pjesë në edicionin e parë të BBV, ku arriti të prekë finalen e madhe, e ndërsa doli nga aty me një çmim më të madh – dashurinë e jetës së saj Dj.Dagz, me të cilin ka edhe një fëmijë.
Për t’iu përkushtuar familjes dhe djalit të saj Trevit, moderatorja prej disa kohësh është shkëputur nga televizioni, por kjo nuk e ka ndaluar që të thotë mendimin e saj mbi një të vërtetë të madhe për VIP-at shqiptarë, pjesë e të cilëve ka qenë dhe ajo vet.
Nëpërmjet një story të postuar në Instagramin e saj, Einxhel është shprehur :
“Sa do doja të ishit në kokën time tani dhe të lexonit atë që do doja të shkruaja, por që përtoj ta shkruaj, ose sja vlen. Në një farë mënyre kam hequr dorë së thëni atë që mendoj. Ok,vetëm një gjë do them prej 917193 gjërave që spo them! Gjatë kësaj periudhe që kam kaluar më shumë kohë në shtëpi, me veten dhe me familjen, e distancuar nga jeta e ashtuquajtur e ”Vipave” kam kuptuar sa fake i dukemi njerzve ose më saktë sa fake realisht jemi & një pjesë e mirë e jona vetëm rrobat dhe çantat mund ti ken originale dhe ndërkohë me këto aksesorë i shesim njerzve çdo ditë një panoramë të rreme fola veta 1-shumes se mka bër me qesh dhe vetja me gjëra qe kam bër dikur dhe më janë rikthyer në memorie fal atyre që vazhdojnë i bejnë. Jemi aq qesharak në shumicën e kohës”
Me sa duket, shkëputja nga jeta e VIP-ave e ka bërë Einxhel t’i shohë gjërat nga një tjetër këndvështrim dhe ka kuptuar se sa fasadë është ajo që personazhet e famshëm dhe ajo vet dikur, shfaqin para publikut.
A i bashkoheni dhe ju mendimit të Einxhel ??