Aurora Polo është emëruar drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar, duke zëvendësuar Alfred Pezën.
Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zëvendës/drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, Alfred Peza dha dorëheqjen pothuajse 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së. Peza u vendos në qendër të kritikave për shkak të shkarkimeve masive të punonjësve të RTSH-së.