Tashmë po bën xhiron e rrjetit lajmi që të radhës që Dafina Zeqiri ka hequr nga Instagrami janë ish-partneri i saj, Dj Geek, dhe Beatrix Ramosaj, duke vijuar kështu me “operacionin ‘fshesa’ “
Ndërsa ende nuk është zbuluar nëse ka hatërmbetje nga ana e Dafinës lidhur me Beatrix Ramosaj, kjo e fundit duket sikur po jeton ditët e saj më të bukura në Amerikë, larg zhurmës së showbiz-it shqiptar.
Megjithatë, sa i përket faktit që Dafina dhe Beatrix nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, Trixa ka vendosur të reagojë përmes një postimi në Instagram ku shkruan:
“Unë nuk kam i kam bërë ‘unfollow’ askujt. Mua më hoqën nga lista e ndjekësve. Dua të sqaroj që nuk ka asgjë nga ana ime, përveçse dashuri dhe respekt. Dhe mesa di, nuk ka pasur asnjëherë asnjë tension ose problem. Por ti bëj tënden, vazhdo motër!! ”
Epo, mesa duket Beatrix nuk është fare e interesuar të vazhdojë “lojën e dramave virtuale”, duke e sqaruar shpejt të gjithë veprimin e këngëtares Dafina Zeqiri kundrejt saj!