Olsi Bylyku është një aktor mjaft i dashur për publikun, së fundmi gjithnjë e më i njohur edhe si këngëtar me projektet e tij të njëpasnjëshme muzikore.
Nga ana tjetër, Olsi është mjaft i përfolur edhe në showbiz, si fillim për ndarjen nga Egli, më pas lidhjen me gazetaren e TV Klan e së fundmi si një nga emrat më të përfolur për BBV3.
Duket se dhe vet Olsi e ka ndarë mendjen që 2024 do jetë një vit mjaft i suksesshëm për të dhe se do të “qëllojë në shenjë”. Përmes një postimi të fundit në Instastory, aktori i humorit tregon në mënyrë metaforike se ky vit për të do të jetë i suksesshëm.
Nëse do të qëllojë në shenjë me projektet e tij, ose në zemrat e publikut me pjesëmarrjen në BBV3, kjo do të mbetet ende mister edhe për pak javë.