Atilla Kardesh, ish-burri i Drenusha Latifit është banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3.
Mirëpo një deklaratë e opinionistit Milaim Zeka trazoi ujërat. Zeka tha se Diana dhe Atilla Kardesh njihen prej 18 vitesh, pasi vajza e tezes së Dianës ka qenë e fejuar me Atillën.
Sipas Zekës, Drenusha ka qenë ajo që ka ndërhyrë në lidhjen e vajzës e tezës së Dianës dhe Atillës.
“Unë prognozoj që Diana do të futet në aleancë me Drenushën, ose do të jetë një luftë sepse Atilla ka qenë i fejuar me vajzën e tezes së Dianës dhe përmes Dianës dhe motrës së Dianës, faktikisht Drenusha duke shfrytëzuar miqësinë, ka njohur Atillën.
E habitur Olta e ka pyetur opinionistin: “Pra, ti po thua që Drenusha ka gisht në ndarjen e tyre?”, ndërsa Milaimi i përgjigjet: “Në ndarjen e Atillës dhe ishit të vet, po.”
Madje në media ka qarkulluar edhe një foto ku shihen Atilla dhe Diana të buzëqeshur e në një tjetër foto Diana dhe Drenusha.