Momentalisht në BB VIP janë 23 banorë, ndonëse është paralajmëruar se do të ketë banorë të rinj herë pas here.
Largimi i Drinit për shkak të një urgjence familjare bëri që të “lirohet” një vend në shtëpi nga kasti i përzgjedhur prej 24banorësh.
Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se moderatorja e Procesit Sportiv Alesia Bami do të bëhet pjesë e BB VIP. Edhe pse ende nuk dihet nëse kjo hyrje do të jetë të shtunën.
Alesia prej vitesh është pjesë e Top Channel, ku dhe e kemi parë si moderatore të E diell edhe e Proçesit Sportiv krah Ed Manushit.