Një video e banores Shqipe Hysenaj po qarkullon në rrjet, teksa ajo shprehet se meshkujt janë më lart se femrat dhe se feminizmi dhe barazia i “vrasin veshin”.
“Këto duan të drejtën e fjalës që iu ka privuar një mashkull apo dikush. Unë vete nuk e dua atë barazi. E para e di që nuk mund të jem kurrsesi e barabartë, sepse është burrë dhe e dyta as nuk e dua atë barazi. Sepse nëse do jem baraz nuk do t’a shoh si burrë.” – është shprehur Shqipja.
Kjo deklaratë e Shqipes ka nxitur menjëherë reagimin publik të rrjetit dhe personazheve publikë, të cilët janë habitur nga kjo mënyrë të shprehuri e banores, që në fakt nuk është hera e parë që e thotë. Këto deklarata të Shqipes janë dëgjuar nga ajo që kur ka qenë në “Për’puthen”, para disa vitesh.