Ermal Fejzullahu feston sot ditëlindjen e 35-të dhe mes shumë urimesh në rrjete sociale, vëmendjen na e tërhoqi ai i Sabriut.
Fjalët e prindit janë gjithmonë më të ndjerat, ndërsa këto të Sabriut na e bënë mishin kokërr.
Këngëtari shkruan për të birin e tij:
“Ti je BOTA E IME. Ti je DIELL QË MË NGROH, Ti je ARTIST I MADH ME ZË E ME SHPIRT
Ama kto ti dha Publiku Shqiptar nga e tërë Bota, Ty ta dha Zoti Zërin e Talentin e që ti i gradove me punë me shpirtëbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr.
Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen humanizmin dhe thjeshtësinë.
Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashni ngado e kudo që shkon. I bëfsh 100 o fryma e babit”.