Fifi ka qenë një ndër banoret më të spikatura të BBV1, rrugëtim të cilin e përmbylli me vullnet të lirë pas gjendjes së rënduar psikologjike që iu krijua në shtëpi.
Si njohëse nga afër e lojës së BBV, Fifi mbështet një banore në shtëpi, pavarësisht miqësisë që ka me Romeon dhe ajo është Egla.
Përmes një Instastory, Fifi ka bërë një reagim lidhur me banoren, ku shkruan se e sheh në finale dhe kush nuk ia përballon dot lojën, mund të dalë nga shtëpia.
Nga ana tjetër, duket se edhe partneri i saj, Adis Patushi, e mbështet Eglën e madje shkruan se duhet të ishte që sezonin e shkuar pjesë e BBV.