BBV3 ka nisur tashmë numërimin mbrapsht për hapjen e dyerve të shtëpisë, që do mirëpresë banorët e rinj.
Ndërsa ditët kalojnë dhe listës së banorëve të mundshëm pjesëmarrës, i shtohen gjithnjë e më shumë emra, shtëpia e BBV është duke u bërë gati, sipas burimeve tërësisht e rikonceptuar nga fillimi.
Së fundmi, Lori Hoxha ka ndarë një tjetër copëz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, të cilën jemi shumë kuriozë ta shohim të përfunduar.
Kujtojmë se vetëm pak orë më parë, eksperti Tomi Kallanxhi deklaroi se nga kërkimet në rrjet, interesi për BBV3 është “frikshmërisht” i lartë, pasi 81% e përdoruesve shqiptarë të internetit kanë kërkuar informacione lidhur me BBV3.