Gjesti i është bashkuar mbrëmjen e djeshme shtëpisë së BBVA si banori surprizë as 24 orë pas eleminimit nga BBVK.
Eleminimi i këngëtari shkaktoi shumë zhurmë në rrjet e hyrja e tij në BBVA u prit me shumë entuziazëm.
Por me sa duket, jo nga të gjithë. Nuk vonoi shumë dhe vetëm pak më parë, producentja e BBVK3, Olsa Muhameti, ka reaguar në rrjete sociale me një ‘kunjë’ direkte kundrejt BBVA.
“Duke pushuar disa orë sot se ta mendosh po mbaj dy BB jo vetëm një. Uhhh sfilitëse”, shkruan Olsa.
Hyrja e Gjestit në shtëpi menjëherë ka ‘trazuar ujërat’ dhe ka kthyer vëmendjen e gjithë banorëve te ai.