2 Gisht Mjaltë” komedia romantike ku personazhi kryesor Vini (Ermal Mamaqi) njihet dhe dashurohet me Emën (Elvana Gjata), dhe pasi martohen / ndahen nis xhirimet në fund të shtatorit. Kryefjala ka mësuar se gjithçka është gati dhe stafi po përgatitet për një sukses të dytë.
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi edhe në këtë sezon të dytë pritet që mos të jenë një çift i rehatuar, por me sfida dhe zënka (të shoqëruara me humor) që do t’a bëjnë edhe më të këndshme këtë komedi. Në jetën e tyre hyjnë dhe dalin shpesh njerëz të rinj, të cilët do ta bëjnë edhe më interesant raportin e tyre.
Sa i takon kastit deri tani nuk ka ndryshime rrënjësore, përveçse do të ndihet mungesa e aktorit të ndjerë, Koço Devole i cili luante rolin e babait të Emës. Pjesa tjetër e kastit kryesor do të mbetet po e njëjtë.
Rrethuar nga një humor tipik shqiptar, ky film i përshtatshëm për të gjitha moshat. Elvana Gjata vërtetoi më së miri se është një super aktore. /Kryefjala