Siç është bërë me dije tanimë, edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3” do të nisë në janar 2024. Aludimet rreth emrave të personazheve që do bëhen pjesë e tij janë të shumta.
Mes personazheve të përfolura është edhe Romeo Veshaj. Në premierën e filmit “5 Herë JO” Ronaldo Sharka ka intervistuar Jonida Maliqin, ku e ka pyetur: “Kanë qarkulluar shumë lajme se Romeo do jetë në “BBV3” po ashtu edhe Jonida, ke pasur një ftesë?”
Jonida është përgjigjur duke thënë se e ka marrë një ftesë në BBV1, por nuk është personazh për BBV sipas saj.
“Kam pasur ftesë për në Big Brother 1 , po nuk mendoj se jam personazh për Big Brother se do t’i vija zjarrin asaj shtëpie…” – ka thënë Jonida Maliqi.
E dimë që do të donit të shihnit “drama” të tilla, por nuk do të jetë rasti i Romeos dhe Jonidës. Ndërkohë një dyshe tjetër ish-partnerësh që përfliten se do të jenë pjesë e BBV3, janë Olsi Bylyku dhe Egli Tako.