Arbër Hajdari dhe Bleona Qereti përfliten se do të jenë opinionistë të Big Brother Vip. Kështu ka deklaruar gazetari Andi Vrapi gjatë një bisede në studion e Wake Up.
Bleona ka mbajtur edhe më herët këtë rol, në një tjetër reality show në Shqipëri.
Bëhet fjalë për “Love Story” të transmetuar dy vite më parë në Tv Klan, nën drejtimin e Alketa Vejsiut.
Disa javë më parë Bleona u përfol fillimisht se do të hynte në shtëpinë më të famshme si banore, por i mohoi këto lajme në rrjetet sociale.
Në sezonin e tretë të BBV që do të drejtohet nga Ledion Liço, Bleona pritet të jetë krah Arbër Hajdarit i cili ka mbajtur karrigen e opinionistit edhe në dy edicionet e para të këtij formati televiziv.