Kanë filluar përgatitjet për BBV3, i cili pritet të nisë në janar të 2024, ndërsa po përzgjidhen edhe banorët e rinj, ku thuhet se do të jenë dy moderatorë.
E para është Roza Lati. Moderatorja është shkëputur këtë sezon nga televizioni, pasi thuhet se do të jetë pjesë e sezonit të ri të BBV.
Roza e ka marrë ftesën që në sezonin e shkuar për të qenë pjesë e kastit, por e ka refuzuar pasi asokohe nuk ishin “pjekur” kushtet mjaftueshëm për moderatoren.
Nga ana tjetër, pritet që edhe Drini Zeqo t’i bashkohet këtë vit BBV. Aktualisht Drini moderon programin e mëngjesit në A2 CNN.
Ndonëse asnjë nga emrat nuk është konfirmuar, këta janë dy moderatorët që thuhet se do të bëhen pjesë e reality-show më të ndjekur në vend.