Ndërsa numërimi mbrapsht ka filluar dhe BBV3 do të fillojë shumë shpejt, emrat që po përfliten janë të shumtë, po ashtu dhe ata emra që tashmë janë konfirmuar nga mediat.
Mirëpo, ndër shumë personazhe të njohur, edhe dy moderatorët treguan (indirekt ose me humor) se kanë marrë ftesë për t’iu bashkuar rrugëtimit të BBV.
Bëhet fjalë për moderatoren Bieta Sulo të “Ftesë në 5” si dhe Elios Shuli, moderator i “Live from Tirana” në Top Albania Radio. Gjatë një bisede me Eliosin live në “Ftesë në 5”, ky i fundit e “ngacmoi” Bietën duke i thënë nëse ajo vet do të bëhej pjesë e BBV, ndërsa Bieta i është përgjigjur duke i thënë “Ku e di ti që nuk e kam marrë ftesën?!”
Ndërsa kur Bieta i pyetur Eliosin nëse ai do bëhej pjesë, moderatori është përgjigjur: “Ku e di ti që nuk më ka riardhur ftesa?!” – duke treguar kështu se e ka marrë një ftesë më herët.
Sa i përket Bietës, me shumë mundësi nuk do e shohim pasi ajo tregoi se gjatë BBV, do të ketë në studio panele të përjavshme lidhur me formatin, ndërsa për Eliosin ende nuk e dimë me siguri nëse do të bëhet pjesë apo jo e BBV3.