Këngëtarja Melinda Ademi është përfolur së fundmi për një romancë me menaxherin e saj Granit Muhaxheri.
Ajo vetë nuk ka dhënë asnjë koment për aludimet, megjithatë e shohim shpesh në prani të Muhaxherit, madje edhe në festa familjare.
Graniti dje ka martuar motrën e tij, Ritën dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, e ftuar ishte dhe Melinda e cila duket se e ka shijuar pafund atmosferën e dasmës duke kërcyer për çiftin, veçanërisht me ‘kunatën’ e saj.
Graniti i ka vënë pikat mbi ‘i’ lidhjes së shumëpërfolur me këngëtaren, pasi e ka prezantuar edhe me familjarët e tij.